Ministri i Brendshëm dhe shefi i Policisë shkojnë në Itali

Në kuadër të vizitës në Itali, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa zhvilloi një takim bilateral me zv/ministrin e Brendshëm italian, Stefano Candiani.

Në këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës  është duke ndërmarrë masa për të siguruar zbatim të mirëfilltë të liberalizimit të vizave dhe parandalim të abuzimeve të mundshme të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Në këtë drejtim kemi filluar fushatën gjithëpërfshirëse vetëdijësuese për parandalimin e migrimit dhe informimin e qytetarëve lidhur me te drejtat dhe obligimet nga lëvizja e lire pa viza”, theksoi ministri Mustafa gjatë takimit.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se do të vazhdojnë intensifikimin e bashkëpunimit të mirë mes të Kosovës dhe Italisë në luftimin e të gjitha llojeve të krimit.

Në këtë takim ishin prezent edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane për Sigurinë Publike, Franco Gabrielli.