Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, mirëpritet nga banorët e Bardhoshit

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, së bashku me disa kandidatë të tjerë për deputetë nga koalicioni AAK – PSD, përfshirë Dardan Molliqaj, u mirëpritën nga banorët e Bardhosh.

Bytyçi, para tyre foli për punën e tij në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, për të cilën ai tha se ishte përpjekur shumë për të ndryshuar situatën e arsimit në vend.

“Dy vitet e drejtimit të dikasterit të arsimit më kanë mundësuar të kuptoj se neglizhenca institucionale mund të shkatërrojë arsimin aq sa kapja e institucioneve shtetërore dhe arsimore”, shtoi Bytyqi.

Sipas tij vullneti dhe veprimet e tij kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë, por ka ende shumë për të bërë.

Ai theksoi se në mandatin E tij si ministër i arsimit, kanë filluar punën për një edukim të mirëfilltë për të gjithë nxënësit e shkollave të Kosovës nga mosha 0-5 vjeç e lart!

Në prani të dhjetëra mbështetësve të koalicionit PSD-AAK, Bytyqi u zotua se do të punojë për të përmirësuar situatën e përgjithshme jo vetëm në arsim, por në çdo aspekt të jetës në Kosovë, duke shtuar se u dëshmua se objektivat Socialdemokrate po gjejnë përkrahje edhe nga banorët e Bardhoshit.

loading…