Ministri i AAK’së në mbledhjen e Qeverisë: Të pezullohet menjëherë dialogu me Serbinë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë që të ndërprehet menjëherë dialogu me Serbinë.

Selimi ka thënë se kjo duhet të bëhet pas aktakuzave që ka ngritur Specialja dhe arrestimeve.

“Qeveria është për vendosjen e drjetësisë, po se Gjykata duhet të sqarohet nëse është Gjykatë e Kosovës”, ka thënë Selimi para minsitrave.

Ai thotë se duhet të ndalet dialogu, sepse cdo lëvizje tjetër mund të jetë në favor të dikujt tjetër.

‘Kushtetua thotë se kryeministri e udhëheq dialogun, e presidenti politikën e jashtme, puna e Kuvendit është që të mbikëqyrë këtë. Ne duhet të ndërpresim aktivitetet tona që lidhen me dialogun, çdo lëvizje tjetër mund të jenë në favor tët dikujt tjetër, kjo situatë e re nuk na sjell në pikën më të fortë tonën, po prodhohen efekte politike. Duhet të jemi të sigurt për anëtarësimin në NATO, e jo atë të kthimit mbrapa”, ka thënë Hoti.