Ministri gjermane: Evropa nuk ishte e përgatitur për epideminë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se duhet pranuar se Europa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.

Në deklaratën e lëshuar ne Ditën e Europës, Maas pohon se fillimisht, shumica e shteteve, përfshirë edhe Gjermaninë, u fokusuan që ta luftojnë pandeminë vetëm në vendet e tyre.

Ndërsa e mbrojti përgjigjen kombëtare si “ të nevojshme për të garantuar aftësinë tonë të veprimit e më pas, për të ndihmuar dhe të tjerët”, kreu i diplomacisë gjermane shtoi Bashkimi Europian, ka nxjerrë mësime e është “përmirësuar” pas shpërthimit të krizës. BE-ja është përballur me një valë kritikash për mungesë uniteti përballë pandemisë. Disa thanë se blloku “dështoi” në testin e koronavirusit dhe se liderët e tij nuk arritën ta parashikonin mbërritjen e saj dhe pasojat, ndërsa nuk arritën të percepton gjithashtu sipas këtyre zërave kritikë, se sistemet më të avancuara shëndetësore të botës përballeshin më rrezikun e madh që të mos përballonin situatën.

Maas shtoi sidoqoftë se vendi i tij dëshiron që BE-ja të jetë më e fuqishme kur pandemia të ketë kaluar. Gjermania merr në 1 korrik presidencën e radhës së Bashkimit Europian.