Fatmir Gjeka

Ministri Gjeka flet për Ballkani.info, tregon nëse ka rrezik që qeveria malazeze e përbërë nga pro serbë dhe pro rusë të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

Fatmir Gjeka, ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Qeverinë e re të Malit të Zi, në një intervistë ekskluzive për Ballkani.info ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Lidhur me faktin se deri me tash nuk është realizuar asnjë vizitë e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Malit të Zi, Gjeka ka thënë se pret që këto takime të zhvillohet në një të ardhme të afërt.

“Duke marrë parasysh që Qeveria ka vetëm 5 muaj, pres që një të ardhme të ketë edhe takime të nivelit të lart, takime mes kryeministrave”, ka thënë Gjeka.

Ai ka folur edhe për mëdyshjet që ekzistojnë jo vetëm në Kosovë lidhur me orientimin e Qeverisë dhe Parlamentit të Malit të Zi. Sipas Gjekës, nuk ka ndonjë rrezik që të ketë ndryshim të kursit sa i përket Kosovës, marrë parasysh përberjen e ekzekutivit me parti pro serbe dhe pro ruse.

Gjeka është deklaruar edhe lidhur me çëshjen e demarkacionit ndermjet dy shteteve. /Ballkani.info/

Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë: