Ministri Bytyqi merr pjesë në forumin e Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), që është duke u mbajtur në Kijoto të Japonisë, ka zhvilluar një takim ndërministrorë me ministrat e shteteve pjesëmarrëse në këtë forum, e ku morën pjese mbi 28 ministra.

Ketë takim ndërministrorë të cilën e kryesoi ministri për Shkencë, Teknologji dhe Inovacion i Japonisë, Takuya Hirai, është diskutuar për rolin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit dhe për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministri Bytyqi ka shkruar në Facebook se gjatë fjalës së tij në këtë takim, ka theksuar se ky forum ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rolin dhe zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe informacionit në terren.