Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi i ka dhënë sot fund problemit të dy gjeneratave të nivelit bachelor të diplomuar në drejtimet Biokimiko-Fiziologjik dhe Biologji-Aplikative të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të cilët nuk mund të licencoheshin.

Ministri Bytyqi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka marrë vendim që të diplomuarit në këto drejtime do të kenë mundësi të licensohen si laborant, pas mbarimit të një moduli ku 50% e shpenzimeve të tij do të mbulohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton Ballkani.info.

Njoftimi i plotë në Facebook: