Ministri Bislimi e jep lajmin e fundit: Këta punëtorë përfshihen në pakon emergjente

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me pesë pika ka sqaruar se kush përfshihet në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka bërë sqarime për gjitha pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë në lidhje me pakon emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai me anë të pesë pikave ka treguar se si do të bëhet përfshirja në këtë pako.

”Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori. Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Ministria e Financave dhe Transfereve.