Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, ka njoftuar për ndriçimin e rrethrrotullimit në Mazgit, rrugës për Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Para disa ditësh më njoftuan për mungesën e ndriçimit e rrezikun që paraqet rrethrotullimi në Mazgit.

Shpejt reaguam dhe vendosem ndriçim në rrethrrotullimin e Mazgitit, me shenja sinjalizuese brenda tij. Jemi duke punuar shumë me të gjithë në identifikimin e vendeve ku kemi pasur aksidente, pika kritike të identifikuara në krejt Kosovën.

Vendet në fjalë do t’i rregullojmë e ndriçojmë, që rrugët tona të jenë të sigurta. Me punë e përkushtim, mund të shpëtojmë jetët tona! Ky është prioritet i imi. Lus qytetarët që të ndihmojnë në këtë drejtim, sikur edhe ekspertët e fushës, të ndihmojnë me propozime, sygjerime dhe ide, sepse së bashku mund të kemi rezultate. Bashkë, do të jemi më të suksesshëm, duke bërë punë të mira për qytetarët.