Ministri Abdixhiku prezanton shefin e kabinetit të tij

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi të bërë në faqen Facebook, ka njoftuar se dr. Alban Zogaj do të jetë shef i kabinetit të tij.

Abdixhiku tregon biografinë e Zogajt:

Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi, në Itali.

Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë.

Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15- vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën.

Albani është i martuar me Rinën dhe është babë i dy fëmijëve.