Lumir Abdixhiku

Ministri Abdixhiku paralajmëron përfundimin e rrethit në Veternik

Punimet tek rrethi në Veternik duket që po përfundojnë. Këtë e ka paralajmëruar ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku

Ky projekt kishte nisur më parë, por puna me intensitet ka vazhduar me  vendimin e ministrit Abdixhiku i cili në një koment në rrjetin social Facebook kishte thënë që projekti është i paraparë të përfundojë në muajin maj, por ai do të kërkojë intensitet të punës.

Sot, Abdixhiku ka publikuar disa fotografi ku ka shkruar “Edhe pak”, duke ju referuar përfundimit të punimeve tek rrethi në Veternik.

“Edhe pak. Veternik, 23 shkurt 2020. Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi”, ka shkruar Abdixihiku në Facebook. /Balkani.info/

Edhe pak.Veternik, 23 shkurt 2020.Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi.

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Sonntag, 23. Februar 2020