Ministres Rozeta Hajdari i vdes babai, por ajo vazhdon punën dhe del në konferencë me Kurtin

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka njoftuar sot në konferencë se ministrisë së Tregtisë – MEPTINIS, Rozeta Hajdarit, i ka vdekur babai.

“Ajo sot ka rast vdekje, i ka vdekur babai, por ka punuar që nga mëngjesi që ne ta luftojmë korrupsionin”, ka thënë Kurti, shkruan Ballkani.info.

E në këtë konferencë ka qenë e pranishme edhe vet ministrja Hajdari.

Pas konferencës, Kurti ka njoftuar se zonja Hajdari do të udhëtojë për në Pejë, për ceremoninë e varrimit të babait. /Ballkani.info/