Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë flasin për bashkëpunimin ushtarak

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij bjellorus, Viktor Khrenin.

Agjencia e lajmeve “Belta” raportoi se të dyja palët diskutuan bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe ndryshuan një marrëveshje mbi sigurimin e përbashkët të sigurisë rajonale, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Rusia dhe Bjellorusia janë formalisht pjesë e një “shteti bashkimi” dhe janë aleatë të ngushtë ekonomikisht dhe ushtarakisht, me Moskën duke përdorur Bjellorusinë si një stacion për pushtimin e saj në Ukrainë.

Edhe pse Bjellorusia ka thënë se nuk do të hyjë në luftën në Ukrainë, presidenti Alexander Lukashenko ka urdhëruar në të kaluarën që trupat të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas duke përmendur kërcënimet ndaj Bjellorusisë nga Kievi dhe Perëndimi.