Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme e thirrur me iniçim të AAK-së dhe e mbështetur nga dy partitë tjera opozitare, PDK-së e Nismas Socialdemokrate.
Taksa është tëmë aktuale për shkak të kërkesës së vazhdueshme të SHBA-së së taksa të largohet në mënyrë që të fillojë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë presidenti amerikan ka emëruar, Richard Grenell -emisar të SHBA-së në dialogun Kosovës- Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimare në mes dy dy shteteve që kanë konflikt të gjatë historik.
AAK është shumë e qartë që taksa nuk duhet të largohet, madje kjo ishte ndër arsyet e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit në verën e vitit 2019. Edhe përmes opozitarizmit AAK përmes grupit parlamentar të udhëhequr nga Daut Haradinaj dhe aksioneve të aktivistëve të AAK-së po vazhdon kundërshtimin e largimit të taksës, transmeton Ballkani.info.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e vendosur që taksa të largohet. Një këmgulje e tillë e LDK-së bëri që i dërguari i Trump-it, Grenell ta quajë Isa Mustafën, “lider të guxhimshëm”. Taksa është bërë shkak mospajtimi në mes dy partnerëve të koalicionit, VV-së e LDK-së. VV ditë më parë prezantoi për largimin e taksës për lëndët e para nga 15 marsi dhe largimin përfundimtar të taksës nga 1 prilli nëse Serbia ndal fushatën agresore kundrejt shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Por, tema e taksës është neglizhuar totalisht nga ministrat e LDK-së të cilët nuk kanë marrrë pjesë në senacën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
LDK po kërkon nga partner e koalicionit që taksa të largohet pa kushte konform kërkesës zyrtare të Shteteve të Bashkaura të Amerikës.
Taksa ishte vendosur gjatë muajit nëntor të vitit 2018 duke filluar më 10% për të kaluar në 100% taksë ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. /Ballkani.info/









