Ministrat e BE-së do të diskutojnë misionin për trajnimin e ushtarëve ukrainas

Ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë opsionet për të ngritur një mision trajnimi ushtarak për forcat ukrainase në një takim në Pragë këtë javë, raporton Al Jazeera.

“Si BE, ne duhet të shohim se çfarë tjetër mund të bëjmë për sa i përket mbështetjes për Ukrainën dhe rritjes së kostos së kësaj lufte për Rusinë”, tha Josep Borrell.

Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE-së nuk kanë gjasa të mbështesin njëzëri ndalimin e vizave për të gjithë rusët kur të takohen, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell.