Maratona e përvjetshme ‘Vrapo Babadimër’ rikthehet edhe këtë vit në edicionin e tij të shtatë, me qëllimin e njëjtë ku mjetet që do të fitohen përmes pjesëmarrësve në vrapim do të dhurohen për bamirësi.
Të hënën organizatori i kësaj maratone “Vrapo Babadimër”, Jusuf Islami tha se kjo iniciativë ka për qëllim bamirësinë, ku këtë vit ka shënuar rritje të interesuarve.
“Kjo iniciativë ka për qëllim që të ndihmojë familje në nevojë, ndërkaq sivjet synojnë që t’i ndihmojnë edhe fëmijët në Klinikën e Neonatalogjisë me dhurata”, tha Islami në T7.
Mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër” organizohet me 25.12.2022 në orën 12:00, ndërsa prej orës 13:00 do të ketë edhe program muzikor dhe balet. Pikënisja nga rruga “George Bush”, tek Katedralja deri tek Skënderbeu.
Për të mësuar më shumë detaje rreth organizimit klikoni në linkun e mëposhtëm për ta shikuar intervistën e plotë.







