Minatorët e Trepçës janë në grevë urie nga dita e djeshme.

Minatorët grevistë të Trepçës nuk e kanë pranuar ushqimin dhe pijet sot.

Më herët është raportuar se një minatori i është keqësuar sot gjendja shëndetësore.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi për Portalin Dukagjini ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e tyre po shkon veç duke u rënduar, rrethanat, kushtet e minierës janë shumë të vështira”, ka thënë Jonuzi.