LAJMI I FUNDIT

Minatorët e Trepçës sulmojnë fizikisht kryeshefin e ri

Minatorët e Trepçës po protestojnë sot lidhur me emërimet e fundit në ndërmarrjen e tyre. Nga protesta ka pësuar ushtruesi i ri i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani.

Disa protestuar e kanë sulmuar fizikisht kryeshefin e ri duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, raporton indeksonline.

Lajmin për sulmin ndaj Abdurrahmanit e ka konfirmur edhe vëllai i tij.

“Po është e vërtetë. Jam rrugës për në Mitrovicë që ta vizitoj. E di se po trajtohet në spitalin e Mitrovicës dhe se më kanë njoftuar se është sulmuar nga disa protestues”. ka thënë Denis Abdurrahmani.