Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë. Arsyeja e kësaj është se ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor, e poashtu edhe një përqindje të pagave të muajve të tjerë.

Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve tha se përveç pagave ata janë të indinjuar edhe me kushtet e rënda të punës.

“Jemi të indinjuar me kushtet e rënda të punës. Nuk i kemi mjetet e duhura për punë, nuk kemi rroba. Kushtet e rënda ku pastrohemi i kemi të këqija “- tha Osmani.

Sipas Osmanit ata kanë edhe kërkesat e tjera.

” Kërkesë tjetër e jona është përmirësimi i ushqimit jocilësor që po na shëbehet. A kalohet dita me një copë bukë e me një argetë “- shtoi Osmani.

” Pagat të dalin sa më shpejtë, sepse jemi në kredi”- tha në fund Osmani.

loading…