Mimoza Shkodra sjell me videoklip këngën “Largohu”

Mimoza Shkodra është rikthyer me këngë të re.

Mimoza Shkodra njihet për një numër të madh projektesh muzikore, të cilat priten mirë në publik.

Këngëtarja sapo është rikthyer me një këngë të re, e cila është e zhanrit baladë dhe ka për temë dashurinë e humbur.

“Largohu”, titullohet kënga e re e Mimozës, me tekst dhye muzikë të Irkenc Hykës, ndërsa mix/masterin e bëri Jojo.

Mimoza vjen në formë të mirë në videoklipin e këngës, në të cilin shfaqet buzë detit, ndërsa në një skenë të klipit vjen si bjonde.

Në linkun e mëposhtëm gjendet projekti i ri “Largohu, kënduar nga Mimoza Shkodra.