Mimoza Shkodra i është përveshur kuzhinës.

Mimoza Shkodra përmes postimeve të fundit në Instagram, ka treguar se di edhe të gatuajë.

Këngëtarja ishte pozicionuar në këndin e kuzhinës dhe tregoi se çfarë ka gatuar, e që specialiteti i saj ishte bakllasarëm.

Për dallim prej herave tjera ku jemi mësuar ta shohim elegante në skenë, ajo në kuzhinë u shfaq pa grim.

Kujtojmë se kënga e fundit nga Mimoza Shkodra është “T’lutem”, në duet me Skerdin.

loading…