Mimoza Kusari reagon pas votimit të buxhetit dhe Ligjit për dialogun nga Ilir Deda

Bashkëthemeluesit e partisë politike Alternativa, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, ka kohë që ishte përfolur se janë duke pasur mosmarrëveshje brenda partisë.

Pasi që Alternativa, publikisht kishte kundërshtuar Projektligjin për Buxhetin, deputeti i kësaj partie, Ilir Deda kishte votuar pro miratimit të këtij projektligji, përcjell Ballkani.info.

E kjo si duket ka nxitur reagimin e bashkëpartiakes së tij, Mimoza Kusarit, e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka theksuar edhe njëherë se Alternativa vazhdon ta kundërshtojë këtë draft ligj siç edhe e kishte thënë më herët.

Ndër të tjerash, Kusari ka thënë se buxheti i sapo miratuar është buxhet klientelesk, buxhet i varfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike. /Ballkani.info