Deputetja e VV-së nga Gjakova Mimoza Kusari-Lila, ka ngushëlluar familjen e viktimës që humbi jetën sot nga Covid 19.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit” shkruan Kusari-Lila në në Facebook
Postimi i plotë:
Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19.
Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit.
Ky alarm duhet të na shtyejë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie.
Kohën e humbur pa dalë në natyrë apo pa u takuar me të tjerët e kompenzojmë menjëherë kur të përfundon kjo situatë, por jetën e humbur asesi.







