Mimoza Kusari-Lila del në konferencë pë media distancohet nga Ilir Deda

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusuari, ka vendosur t’i dalë kundër kolegut partiak, Ilir Deda. Dersia ky i fundit me votën e tij ‘pro’, kishte qenë vendimtar në dy seancat ku u votua projektligji për Buxhetin e vitit 2019 dhe për ekipin e unitetit për dialogun me Serbinë.

Kjo votë pro e Dedës është bërë hapur në mbështetje të qeverisë së Ramush Haradinajt, dhe është kritikuar nga Kusari-Lila.

“Iliri ka vendos për votën e tij. Në këtë rast nuk ka qenë mbështetje e subjektit politik. Mendimi i tij ka qenë se duhet mbështetet buxheti dhe Ekipi negociator”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë në të njëjtën linjë nuk qëndron bashkëthemeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila në një konferencë të mbajtur sot ka ngritur tri shqetësime për Qeverian e Ramush Haradinajt.

Ajo ka kërkuar që Agjencia Kundër Korrupsionit të fillojë hetimet për vendimin e Qeverisë së Kosovës për lirim nga akciza prej 30 për qind të prodhesit të vetëm të duhanit që është në Kosovë, e që është pronë e bashkëpartiakut të Haradinajt, Gazmend Abrashit.

Kusari përveç tjerash ka kërkuar edhe ndalimin e shitjes dhe privatizimit të Llamkosit.

Sipas saj të gjitha këto po tentohen të mbulohen me taksën prej 100 për qind, që sipas saj është një vendim që i shërben vetëm Ramush Haradinajt.

Kryetarja e Alternativës ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, e derisa të përfundojnë zgjedhjet thotë se Kosova mund të udhëhiqet nga Qeveria Teknike.