Mimoza Kusari: Kemi biseduar për koalicion me LDK-në dhe VV-në, Ilir Deda që 5 muaj s’ka qenë në parti

Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinajt, partitë e koalicionit janë treguar të gatshme për zgjedhjet e reja. Kërkesë për zgjedhje kanë bërë edhe partitë opozitare.

Burime brenda zyrës së Presidentit kanë bërë të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në muajin shtator.

Ballkani.info ka kontaktuar me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, njëherit bashkëdrejtuesen e Alternativës për të pyetur nëse Alternativa do të shkojë e vetme në zgjedhje apo do të ketë kolacione të mundshme parazgjedhore.

Kusari-Lila tha se Alternativa është e gatshme për zgjedhje dhe kanë biseduar për kolacione të mundshme, para dorëheqjes së Haradinajt, me disa LDK-në e VV-në.

“Dorëheqja e Kryeministrit ishte e papritur, ne këto ditë nuk kemi pasur asnjë marrëveshje me partite e tjera për koalicione të mundshme parazgjedhore, por para dorëheqjes së Kryeministrit kemi pasur biseda me LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Kusari – Lila për Ballkani.info.

Ndërsa e pyetur se a është ende Ilir Deda pjesë e Alternativës, Lila tha se është më mire që ai të përgjiigjet, ndonëse ka kohë që nuk ka marrë pjeë në aktivitetet e kësaj partie.

“Më mirë do ishte të fliste Iliri për këtë. Unë mund të them që ai ka pesë muaj që nuk ka qenë pjesë e aktiviteteve dhe mbledhjeve tësaj partie, përveç në mbledhjen e Këshillit, të mbajtur dy muaj më parë”, tha Kusari – Lila.

Një prishje e mundshme e raporteve mes Kusari – Lilës dhe Dedës po flitet që kur ata votuan ndryshe për platfomën e ekipit negociator. Deda votoi pro kësaj platform, ndërsa Lila kundër.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuse më 27 qershor të këtij viti, e shpalli antikushtetues këtë ekip. /Ballkani.info/

loading…