Mimoza Kusari: Hotit nuk iu binden as në shkolla, shkoni në shtëpi

Deputetja Mimoza Kusari ka thënë se kryeministrit Avdullah Hoti nuk iu binden as shkollat kur ai vendos për ditën e pushimit.

Kusari ka shkruar në Facebook se duhet të qartësohet nëse e hëna është pushim, apo e kundërta.

“Me tretjen e lajmit për rënien spektakolare të një bastioni të partisë në pushtet dhe me nxënësit e Republikës tërësisht konfuz a është e Hëna pushim apo jo, poashtu të lajthitur nga informatat e lëshuara në momentin e fundit nga Kryeministri i po të njejtës parti humbëse”, thotë ajo.

“Deputetja shton se Hoti nuk e meriton të qëndrojë asnjë minutë në pozitën e kryeministrit. Në një shtet në të cilin Kryeministrit nuk i binden as shkollat për vijueshmëri të mësimit, nuk e meriton as edhe një minut të qëndrojë në atë pozitë. Në mes të pandemisë nuk mund të menaxhojë një komunikim dhe koordinim të thjeshtë tre palësh: MASHT – SBASHK – DKA, e lërë më të priten vendime më serioze. Shkoni në shtëpi vetë, se më keq s’ka si bëhet”, ka thënë ajo.