Deputetja e VV-së Mimoza Kusari Lila, përmes një postimi në facebook ka ftuar kreun e LDK’së Isa Mustafa të deklarohet qartë për sulmet e Presidenit Thaçit ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani raporton ballkani.info
“A vlen ky status i kryetarit të LDK-së edhe për deklarimet dhe kërcënimet e mbrëmshme të Hashim Thaçit ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani-Sadriu” shkruan ajo .
Sipas saj nëse po, atëherë z. Mustafa duhet të deklarohet qartë për sulmet e ulta të z.Thaçit i cili sulmon të gjithë, përfshirë krerët institucional vetëm se e kundërshtojnë projektin e tij të ndarjes së vendit. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
A vlen ky status i kryetarit të LDK-së edhe për deklarimet dhe kërcënimet e mbrëmshme të Hashim Thaçit ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa R. Osmani
Nëse po, atëherë z. Mustafa duhet të deklarohet qartë për sulmet e ulta të z.Thaçit i cili sulmon të gjithë, përfshirë krerët institucional vetëm se e kundërshtojnë projektin e tij të ndarjes së vendit.








