Deputetja e VVsë

Mimoza Kusari flet për foton që për qarkullon në rrjetet sociale: Mimoza me PDK, AAK, LDK, AKR, VV…

Deputetja Mimoza Kusari ka folur në emisionin për një foto e cila po qarkullon në rrjet që tregon atë me të gjithë liderët partive që ka qenë në koalicion.

Ajo ka thënë se gjatë gjithë karrierës së saj ka pasur poste publike dhe në demokraci ka të drejtë të ndërroj partitë.

“Nuk mund të mbajë një rol nënshtrues ndaj askujt. Në karrierën time politike gjithmonë kam pasur poste publike. Nuk kam qenë kurrë me PDK’në. Kam qenë me AKR’në dhe kemi qenë në koalicion. Nuk kam ndërruar pozicion për post. Më ka thirrë si udhëheqëse politike. Në fund të ditës kemi qëndrime politike”, tha ajo në t7.

“Është bërë shprehi që të shpërndahen këso foto. E shoh edhe ndaj Vjosa Osmanit. Këta në rrjete sociale mund të klithin. Qytetarët e kanë të qartë kënd do e votojnë”, shtoi ajo.