Mimoza Kusari – Arben Gashit: S’keni guxim as dije, dorëhiquni

Kanë vazhduar edhe sot përplasjes mes deputetëve të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes – përplasje këto – të nisura që dje në debatin për temën e të pagjeturve. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u ka thënë sot deputetëve të Vetëvendosjes se në banke e kanë Mimoza Kusarin, ‘e cila ka kërkuar shtatore për kriminelin Fadil Hoxha”.

Kusari  i është kundërpërgjigjur Gashit, duke thënë se ‘meqë nuk po munden të bëjnë asgjë në këtë aspekt do të ishte mirë të jepnin dorëheqje”.

“Unë nuk kam nevojë me u marrë me këndëvështrime të Arben Gashit për faktin se kjo është një përpjekje e vazhdueshme për ti ikur përgjegjësisë institucionalë që e ka qeveria e Kosovës  në raport me të pagjeturit nga lufta e fundit. Krejt temat tjera  që LDK po i diskuton dje edhe sot nuk kanë të bëjnë me temën që është diskutuar dje, për secilin kemi mundësinë me bisedu individulaisht. Për secilin mund të thirret seancë, për vrasjet e pas luftës, mund të thirren tjera , por jo që të përzihen të gjitha bashkë që për mi ik kjo qeveri përgjegjësisë që e ka me i përfaqësu interesat e familjeve të të pagjeturave. Krejt kjo është tentativë mi mbulu dështimet e tyre. Masi nuk kanë guxim, forcë dije e kredibiltet, atëherë  s’ka nevojë mi maltretu ni Kosovë. Jep dorëheqje”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkohë, kjo ishte deklarata e Gashit sot:

“Është një temë shumë delikate e ndjeshme. Është e padrejtë të shfrytëzohet politikisht dhe të ndërtohet një kauzë politike. Siç e kam thënë edhe dje, po e them edhe sot është e ndershme të shfrytëzohet këtë mënyrë, duke pasur Mimoza Kusari-Lilën në bankën e parë si propozuesi që t’i ngritët shtatore kriminelit të luftës Fadil Hoxha, i cili ka zhdukur 7000 mijë veta brenda tri dite. Kemi gabuar që e kemi pas. Është e pandershme të trajtohet kjo punë nga këndvështrimi personal duke ditur që grupi parlamentar të LDK-së kemi persona që kanë familjarë të vrarë dhe masakruar. Kemi rastin e Shaban Manajn, babin e Shkëmb Manaj që është djegur pas luftës dhe kemi parë në media ku janë dyshimet. Prandaj iu kërkoj që këto raste mos të personalizohen dhe mos të bëhen tema të debateve përditshme politike se janë tema të rënda”, tha ai.