Miloti ia dedikon golin Arbër Zenelit

Milot Rashica e ka kaluar Kosovën në epërsi ndaj Bullgarisë. Ylli kosovar ia ka dedikuar golin Arbër Zenelit, yllit tjetër të “Dardanëve”, i cili u lëndua të premten ndaj Malit të Zi

Milot Rashica e kishte një dedikim special pas golit që e shënoi ndaj Bullgarisë.

Ylli kosovar shënoi për Kosovën në minutën e 13-të pas harkimit nga e djathta nga Mërgim Vojvoda.

Dhe, futbollisti i Werder Bremenit e festoi golin duke ia dedikuar atë yllit tjetër kosovar, Arbër Zeneli, i cili pësoi lëndim të premten në ndeshje me Malin e Zi.

Rashica e mori fanellën me numër 10 të Zenelit, duke e shprehur respektin dhe duke i uruar atij shërim të shpejtë.