Ylli kosovar

Miloti e gëzon babën me një super veturë të shtrenjtë FOTO

Milot Rashica, ylli kosovar i futbollit, i cili ka gjasa që të kalojë së shpejti nga Ëerder Bremen te Leipzigu në Bundësligë, vazhdon të jetë i lidhur fort me Kosovën dhe familjen e tij.

Derisa ka ardhur për pushime në atdhe, Miloti është kujdesur që babain e tij ta gëzojë me një dhurat shumë të shtrenjtë, shkruan Ballkani.info.

Miloti, babës Nexhmedin ia ka blerë një veturë Range Rover të ri dhe për këtë babai e ka falemnderuar të birin publikisht.

“Dhurata çdo herë asht e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve. Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00!”, ka shkruar Nexhmendini. /Ballkani.info/