Milot Rashica dhe Belkiz Kera konfirmojnë se do të bëhen sërish prindër dhe tregojnë gjininë e fëmijës

Javë më parë është bërë e ditur se Milot Rashica dhe Belkiz Kera, janë në pritje të fëmijës së dytë.

Futbollisti i njohur i Kosovës dhe bashkëshortja e tij tashmë i kanë konfirmuar lajmet se do të bëhen edhe me një fëmijë tjetër.

Miloti dhe Belkiz janë prindër të një djali njëvjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian.

Ndërsa përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë treguar se do të bëhen sërish prindër, si dhe e kanë treguar gjininë e fëmijës – ata do të bëhen edhe me një djalë.

“Tian, a je gati të bëhesh vëllai i madh”, ka shkruar Belkiz në përshkrimin e një videoje, ku ajo Miloti dhe djali i tyre i parë.