Militanti i VV-së bën thirrje për protesta të dhunshme si në SHBA

Një militanti i Lëvizjes Vetëvendosje (emër i njohur për redaksinë) ka bërë thirrje për protesta të dhunshme siç janë duke u zhvilluar momentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë.

Ai në një grup në Facebook të quajtur “Të gjithë Vetëvendosje” në të cilin janë mbi 9 miië e 220 anëtarë, ka kërkuar nga anëtarët e këtij grupi që të jenë “të vëmendshëm” dhe ka paralajmëruar se “po qe nevoja” edhe ai do të veprojë si protestuesit që po ua vënë flakën qyteteve në Amerikë.

“Të jeni të vëmendshëm. Shikoni protestat në Amerikë, Kinë dhe vend të tjera. Ata po protestojnë për të drejtat e tyre dhe kundër shteteve të kapura. Ne jemi me fat që kemi “Qeverinë Kurti” në krahun tonë të protestojmë. Për vrasjen e një njeriu me ngjyrë u dogj një qytet i tërë dhe stacioni i policisë u shkrumbua. Kurse, këto po na vrasin të gjallë 1.7 milion banorë që jemi këtu. Unë nuk do të rri duarkryq të shoh lajme e të mos veproj, po qe nevoja, do të veproj edhe unë si amerikanë, pasi nuk jam ndryshe nga ata. Dua që vendin ta marr sovrani në dorën e tij. Këto fjalë që po i them nuk dalin nga urrejtja për akënd, por s’do të lë askënd të përdhos vendin tim përsëri, sepse nuk do të ketë kthim prapa më”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që këtë të enjte në tri sheshet kryesore të Prishtinës u mbajt një “test” për protestë ku morën pjesë rreth 5 mijë qytetarë të cilët nga ballkoni i qeverisë doli për t’i përshëndetur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Protesta u mbajt para se Gjykata Kushtetuese të shpallë vendimin i cili e legjitimoi dekretin e presidentit Thaçi për madatimin e Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re.