Militantët palestinezë ikin nga burgu më i sigurt izraelit, në Gaza festohet me ëmbëlsira

Forcat izraelite kanë nisur të hënën një aksion të madh për kapjen e gjashtë të burgosurve palestinezë, të cilët gjatë natës ia dolën të arratiseshin nga një burg i sigurisë së lartë në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët kanë thënë se kanë ngritur postblloqe dhe se po kryhen patrulla në krejt rrethinën. Rrallëherë, palestinezët e burgosur ia dalin të arratisen nga burgjet izraelite.

Mediat në Izrael raportojnë se të burgosurit u arratisën nëpërmjet një tunel në burgun Giboa, që mendohej si një prej më të sigurtëve në Izrael. Mbështetësit e grupit “Xhihadi Islamik Palestinez” kanë shpërndarë ëmbëlsira në qytetin e Gazës pas marrjes së lajmit për ikjen e të burgosurve.

Mediat kanë raportuar se Izraeli ka zhvendosur 400 të burgosur nga qendra për shkak të frikës se mund të ketë edhe arratisje të tjera. \ AP