Milionerja e re britanike thotë se s’ka bërë seks që 362 ditë (FOTO)

Fituesja milionere më e re në histori të lotarisë ka treguar që këtë vitë ajo ka vuajtur pa seks.

23 vjeçarja Jane Park, që jeton Edinburg, i kishte fituar një milionë funta në vitin 2013 kur ishte vetëm 17 vjeçare. Por ajo nuk ka pasur të njejtin fat edhe në dashuri.

Duke treguar detaje për aspektin seksual të jetës së saj ajo postoi këto fjalë në rrjetin social Twitter.

“Dita 362 pa seks, dola jashtë të vrapoja me pantofla, vetëm që të e kujtoja zhurmën që bëhet gjatë seksit”.

Ajo ka qenë në kërkim të një të dashuri që kur u nda nga futbollisti i Dundee United Jordan Piggot.

Shumë fansa i komentuan duke e inkurajuar që të ishte e durueshme pasi që së shpejti do e gjente fatin e saj.

Një fans tjetër provoi fatin e tij duke i kërkuar numrin e telefonit.

Vitin e kaluar, Jane u bëri të hapur të gjithë fansave që të dërgojnë një aplikacion në një ëebsitë të saj, ku fituesi do fitonte një takim me bukuroshen. Ajo i ofroi fituesit edhe 60 mijë funta si shpërblim.

Brenda 24 orëve përmbi dhjetë mijë njerëz aplikuan.

Kur e kishte fituar lotarinë Jane shpenzoi shuma të mëdha në dukjen e saj. Së pari ajo bëri një ndërhyjre në të pasmet e saj duke bërë që të i duken si të një brazilianeje, ndërsa më vonë ndërhyri edhe tek gjinjtë e saj.