Milioneri që do t’i japë të gjitha paratë e tij në bamirësi

Edhe pse milioner legjenda e filmit në Hong Kong, aktori i njohur Chow Yun-fat thuhet se jeton në vetëm 102 dollar në muaj. Ai i kursen paratë e tij, kështu që një ditë ai mund ti lërë të gjitha për bamirësi.

Gruaja e Chow, Jasmine Tan, thotë se bashkëshorti i saj arrin të jetojë në mënyrë të kursyeshme në një nga qytetet më të shtrenjta të botës duke vizituar stalla të ushqimit rrugor dhe rrallë duke blerë gjëra të reja.

Për shembull, për 17 vjet, Chow përdori telefon mobil Nokia, derisa nuk i punoi më dhe vendosi ta blejë një smartphone.

Në vitin 2014 Chow tha: “Unë mendoj se paratë nuk më përkasin mua. Unë jam vetëm përgjegjës për t’i mbajtur ato përkohësisht”.

Pasuria e tij aktuale është 714 milionë dollarë.