Milaim Zeka

Miliona të shpenzuara në vetura, reagon Milaim Zeka

Gjatë ditës së sotme Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka raportuar shpenzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Këto shpenzime mbërrijnë milionat dhe shumica prej tyre janë për makina me qera, që mirren nga zyrtarët e institucioneve, përcjell ballkani.info.

Vetëm gjatë 12 muajve të fundit, nga buxheti i shtetit janë nënshkruar kontrata më shumë se 10.4 milionë, për marrjen e veturave me qera,

Për këtë lajm ka reaguar edhe deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka.

Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka kritikuar ashpër këtë dukuri, duke iu drejtuar edhe Albin Kurtit, duke thënë se për këto gjëra duhet të protestohet.

Postimi i plotë:

O Albin, per keto sene duhet me dale e me protestu neper çdo qytet e fshat te Kosoves, e jo kunder ideve te Presidentit Thaçi. Asnje ide, qofte edhe e keqe, nuk e demton Kosoven mask shume se sa keqeperdorimi dhe hajnia e parase publike…
Apo ndoshta jemi ba te gjithe hajna…?!!!