Miliarderi i Bostonit i lë kamarieres bakshish 5,000 dollarë

Pas një bakshishi prej 5.000 dollarë, kamarierja filloi ta pëlqejë punën e saj.

Miliarderi Ernie Boch duke parë një “sfidë të bakshishit” në Facebook, vendosi të marrë pjesë duke e quar në një nivel tjetër, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Boch vendosi të linte një bakshish prej 5000 dollarësh pas një vakti prej 157 dollarësh në një restorant deti në plazh, në Salisbury, Massachusetts.