Para disa ditësh mediat e huaja bënë të ditur lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët vendosë t’i jepnin fund lidhjes së tyre 9 vjeçare dhe martesës prej 8 muajsh, për t’u fokusuar tek karriera personale e gjithsecilit.
Por më pas disa burime u shprehën se është më mirë të kalojnë pak kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht dhe se ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë.
Së fundmi, Miley ka publikuar këngën e re dhe të parë pas ndarjes, që ka të bëjë me lidhjen e saj me Liam dhe se çfarë i çoi ata deri tek ndarja.
“Para shumë kohësh ishte parajsë, para shumë kohësh unë isha e paralizuar/ Mendoj se do më mungojnë dritat e këtij limani/ Por ka ardhur koha për t’i lënë gjërat të shkojnë”, thuhet në fillim të këngës.
Më pas ajo vazhdon duke thënë se do të donte një shtëpi në kodër, larg lëndëve jo të ligjshme dhe alkoolit. Në këtë rast nuk dihet nëse Cyrus e ka për veten apo për Liam, sepse miqtë e saj kanë treguar se ai ishte konsumator i rregullt i alkoolit dhe prandaj ata i dhanë fund lidhjes.
“Vazhdo përpara, ne nuk jemi më 17 vjeç/ Nuk jam më ajo që kam qenë/ Ti the se çdo gjë ka ndryshuar/ Ke të drejtë, unë jam e rritur tashmë”, thotë Miley në këngën e saj.







