Miley Cyrus dhe Cody Simpson e konfirmojnë lidhjen e dashurisë

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, është në lidhje të re të dashurisë me muzikantin australian, Cody Simpson.

Lidhjen e tyre e konfirmoi të premten Simpson teksa merrte pjesë në eventin e Tiffany&Co.

“Unë jam shumë i lumtur, ne të dy jemi të lumtur së bashku”, tha Cody para mediave.

Miley ka postuar një fotografi në Instagram të çiftit në banjo, teksa janë të përqafuar.

loading…