Milazim Krasniqi tallet me Xhelal Sveçlën pak para protestës

Profesori universitar, Milazim Krasniqi e ka tallur përmes një postimi në Facebook, u.d e Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Përmes një shkrimi para nisjes së “performancës” që për sot Vetëvendosje e ka paralajmëruar për në shesh, Krasniqi ka shkruar se është duke pritur për të ditur se a është organizator i këtij instalacioni në shesh.

“Jam tue pritë me e ditë a jam organizator i instalacionit të sotëm në shesh, a jo. Normalitikisht, informatat i ka Kompetenti”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo deklaratë e tij vjen pak ditë pasi që Krasniqi u akuzua nga Svecla se qëndron prapa organizimit të faljes së disa persona në shesh, si shenjë paknaqësie për mos hapjen e xhamive.