Milazim Krasniqi i kundërpërgjigjet Putinit: “O bir, nëse don që Kosova të veprojë njësoj si Krimeja, ne e…”

Analisti politik, Milazim Krasniqi përmes një postimi i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ky i fundit në konferencë për shtyp sot tha se rasti i Kosovës nuk është i njëjtë me atë të Krimesë.

Ai beson se Krimeja u bë pjesë integrale e Rusisë si rezultat i referendumit, por kjo metodë nuk mund të përdoret te Kosova, transmeton Indeksonline.

Krasniqi në postimin e tij ka thënë se Putini po bëhet qesharak kur foli sot për Kosovën.

“Nga serioziteti i tepruar të cilin e aktron, Putini bëhet qesharak, siç u bë sot kur foli për Kosovën. Tha se rasti i Kosovës ndryshon nga rasti i Krimesë, pasi që Krimeja u bashkua me Rusinë me referendum. O bir, nëse don që Kosova të veprojë njësoj si Krimeja, ne e bëjmë brenda javës një referendum, ama i bie që duhet ta bëjmë për bashkim me Shqipërinë. Çka po ta merr mendja?”, ka shkruar në postimin e tij Krasniqi.