Milazim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij shtrohen në spital pas infektimit me koronavirus

Profesori i njohur dhe ish politikani, Milazim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, janë shtruar sonte në spital pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

“Te respektuar miq, pas disa dite trajtimi ne banese nga covid 19, sonte Edibja dhe une u shtruam ne spital. Po shpresojme ta kalojme me sukses kete sprove te rende. Ndihma qe mund te beni per ne eshte vetem duaja juaj, ne kete muaj te shenjte. Falemnderit!”, ka shkruar Krasniqi. /Ballkani.info/