Milazim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij shërohet nga koronavirusi

Gazetari i njohur dhe ish politikani, Milazim Krasniqi sapo ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi.

“Lajm i gezueshem: nga sot edhe me rezultat jemi negativ, jemi te sheruar. Falemnderit te gjitheve per interesimin, solidarizimin dhe lutjet qe keni bere per ne. Ua kthefshim per te mire.  Zoti ua shperblefte”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi dhe bashkëshortja e tij ishin për disa ditë të shtrirë në spital pas komplikimeve me koronavirus. /Ballkani.info/