Edhe pse nën regjimin e Fair Play-it Financiar, Milani do të bëjë transferime në merkaton e verës.

Një nga objektivat e Leonardos është përforcimi i mesfushës me lojtarë që e njohin mirë kampionatin italian dhe në listën e tij është Daniele Baselli.

Goli i realizuar nga lojtari në sfidën ndaj Fiorentinës vetëm sa ka rritur presionin e Milanit ndaj drejtuesve të Torinos, pasi që në janar 27-vjeçari ishte në axhendën e Leonardos.

Ky i fundit dëshiron të arrijë marrëveshjen me klubin “granata” deri në qershor, teksa ka gati një ofertë 16-18 milionë euro për kartonin e Basellit.