Milani interesohet për Amir Rrahmanin

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani mund të ndërrojë ekip por jo edhe kampionat gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se interesim për shërbimet e Rrahmanit që është pjesë e skuadrës së Napolit, ka shprehur lideri aktual i Serie A, Milani.

Madje, thuhet se Milani po e përgatit ofertën për ta bindur Napolin që ta liroj Rrahmanin gjatë afatit kalimtar të janarit. Te Milani, po e shohin Rrahmanin si zgjidhje të mirë dhe të lirë për të lënduarin Simon Kjaer dhe tashmë trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën e gjelbër për kosovarin.

Rrahmani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit pas paraqitjeve të mira me fanellën e Veronas edicionin e shkuar, por 26-vjeçari ende nuk ka debutuar për ekipin e trajnerit Gennaro Gattuso. Ai ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2024.