Milani e Tottenhami pa problem në ndeshjet e para të Ligës së Evropës

Milani e Tottenhami e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Milani shënoi fitore prej 3 me 1 në udhëtim te Celticu.

Kruniq, Diaz e Hauge shënuan golat për Rossonerët, derisa golin e vetëm për klubin skocez e shënoi Elyounoussi.

Në radhët e Celticut titullar në këtë takim ishte Albian Ajeti, i cili u zëvendësua në minutën e 77 të ndeshjes.

Tottenhami në ndeshjen tjetër fitoi me lehtësi ndaj klubit austriak Lask, me rezultat prej 3-0.

Lucasi i dha epërsinë klubit anglez, kurse epërsinë e “Spurs” e dyfishoi Andrade duke shënuar autogol në minutën e 27.

Kurse golin e fundit e shënoi Son Heung-Min.

Rezultatet finale të ndeshjeve të para në Ligën e Evropës janë këto:

Image