Stefano Sensi

Milani e gjen zëvendësuesin e Biglias

Emergjenca e dëmtimeve te Milani, që në mesfushë duhet të bëjë pa shërbimet e Lucas Biglia, i cili do të mungojë për 4 muaj, ka detyruar drejtuesit e klubit të gjejnë një zëvendësues gjatë merkatos së janarit.

Në listën e Leonardos dhe të Maldinit ka përfunduar Stefano Sensi, që aktivizohet te Sassuolo, i cili shikohet si alternativa e duhur për mesfushën, pasi përveçse për të zëvendësuar Biglian, është edhe një element i të ardhmes.

23-vjeçari kontrata e të cilit skadon në vitin 2020, deri më tani ka koleksionuar 7 prezenca në formacionin e De Zerbit dhe gjithashtu është grumbulluar në kombëtaren Italiane nga Mancini, për sfidat ndaj Portugalisë dhe SHBA-ve.