Albin Kurti dhe Isa Mustafa sot kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në koalicionin e ardhshëm qeveritar.
Liderët e VV-së dhe LDK-së pas më shumë se tre muaj negociatash dhe përplasjes të ashpra, në një konferencë të përbashkët thanë se nesër në seancën e Kuvendit do të shkojnë me marrëveshje.
Kjo marrëveshje e bën Kurtin kryeministër, kurse Vjosa Osmanin kryeparlamentare. Në anën tjetër, nga kjo marrëveshje rritet edhe numri i ministrive, nga 12 të premtuara në 15 tash, ku LVV dhe LDK do t’i kenë nga 6 ministri, kurse komunitetet tri, shkruan Ballkani.info.
Pjesë e Qeverisë Kurti pritet të jetë edhe Lista Serbe, parti kjo për të cilin Kurti kishte thënë që asnjëherë nuk do të bisedojë me të e as që do të jetë pjesë e qeverisë së tij. Megjithatë, tri ditë më parë, Kurti ka takuar në Kuvend krerët e kësaj partie e cila është direkt e dirgjuar ngë Beogradi.

E burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se zyrtarët e kësaj Listë tashmë kanë udhëtuar në Beograd për të marrë ‘aminin’ e Aleksandar Vuçiqit, Gjuriqit dhe të tjerëve që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti.
Po ashtu pritet që një pjesë të madhe të “kulaçit” të Listës Serbe në qeverinë VV-LDK ta përcaktojë edhe Milan Radojiçiqi, krimineli serb të cilën e mbron Serbia dhe për të cilin Kosova ka lëshuar fletarrest. Radojiçiqi është i dyshuari kryeso për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
E sikur edhe në të kaluarën, kur Radojiçiqi, i cili mban pozitën e nënkryetarit të Listës Serbe, edhe tash pritet që Kurtit t’ia caktojë ministrat e kësaj liste.
Të kujtojmë se Radojiçiqi në koalicionet e mëhershme ka qenë i përfshirë direkt në negociata për caktimin e ministrave, ndërsa tash sigurisht në mënyrë indirekte sërish do të jetë i përfshirë.

Po ashtu duhet theksuar se Lista Serbe pas takimit me Albin Kurti, ka thënë se nëse rritet numri i ministrive nga 12 në 15, atëherë kësaj partie i takojnë dy ministri. /Ballkani.info/







