Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka, përmes profilit të tj Facebook ka shprehur indinjatë kundrejt RTK-së dhe Kadri Veselit, karshi zhvillimeve të fundit që po ndodhin me intervistimin e ish komandantëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas Zekës është e turpshme sesi televizioni publik RTK, nuk i ka përcjellur zhvillimet në fjalë, zhvillime këto që janë shumë të rëndësishme dhe në interes për opinionin.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Marreja e RTK-se dhe Kadri Veselit
Si deputet, edhe si anetar i Komisionit per Media ne Kuvendin e Republikes te Kosoves, shprehe indinjaten time te thelle nda Radio Televisionit te Kosoves, i cili nuk ka derguar asnje ekip televizive per te informuar nga afer publikun e gjere rreth intervistimit te dy figurave qenderore te luftes, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa -Remi.
Ky turp, ne radhe te pare bie mbi Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, po edhe mbi çdo politikan tjeter te Kosoves, te cilet qofte edhe per nje pordhe qe kane me ba jashte shtetit, RTK ne e kane mbas vetes.
Lind pyetja: A ma shume ka bugjet Rtk-ja, apo Klan Kosova, Ktv-ja, apo Indexonline e Parrotlla qe po raportojne nga vendi i ngjarjes?!!!
Ky eshte nje turp i pafalshem, apo nuk na behet vone per asgje?
Edhe Beogradi ka dergu gazetare e kameraman ne vendin e ngjarjes…